“Nuk mban premtimin, ka braktisur qytetarët”

Partia Demokratike i ka dhënë zë shqetësimit të familjes Shahini, në Njësinë Administrative Gjepalaj të Shijakut, e cila një vit nga tërmeti i Shtatorit të kaluar ende nuk ka përfituar lekët për rindërtimin e banesës. Denoncimi vjen nga kryefamiljari, i cili thotë se ndihet i pasigurt në shtëpinë e tij nga dëmtimet që ka marrë banesa dhe ndryshimi i vlerësimit.

“Quhem Shpëtim Shahini, jam banor i fshatit Shahinaj. Që tërmetin e parë në Shtator që u tund shtëpia erdhën, bëmë dosjen gati të marrë shpërblim. Prit shpërblim s’ka, iku Shtatori. Erdhi Nëntori, më i fuqishëm. Erdhën e panë, këmbëngulën me e bërë për shembje se fatkeqësisht ju e shihni”.

Dorian Teliti: Pra, nuk t’i kanë dhënë lekët që të takojnë?

Shpëtim Shahini: Jo, nuk i kanë dhënë!

Shpëtimi thotë se nga pushteti lokal i kërkojnë që më parë të paguajë të gjitha detyrimet e prapambetura përpara se të përfitojë dëmshpërblimin, por sipas tij shuma që i është dhënë nuk mjafton për riparimin e shtëpisë.

“Na ka ardhur DS3, çfarë do bëj unë më 5 milion lekë, kur 1 milion e 300 mijë unë i kam bërë harxhime. Duhet të zbriten këto se unë s’kam lekë, unë lekët i kam marrë borxh. Me inxhinierë, me taksën, me noterë, me rrugë, me shkuan 1 milion e 300 mijë lekë”.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po bën propagandë me projektin e rindërtimit, duke mos mbajtur premtimin e dhënë banorëve të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i Shtatorit dhe ai i Nëntorit të vitit të kaluar.

Tv Klan