Arjan Peço, specialist futbolli, mendon se Shqipëria duhet të kishte më shumë pikë, pas dy ndeshjeve të Europianit.
Ndeshja me Italinë, kryesisht pjesa e parë, nuk u lexua si duhet nga stafi i kombëtares shqiptare, sipas Peços.
Ai deklaroi se skuadra luajti me një lloj frike dhe inferioriteti ndaj Italisë.
“Jemi me pak diferenca nga Kroacia dhe Italia, për atë që kemi parë në fushë. Në pjesën e parë me Italinë u gabuar dhe u lexua gabim. Ndeshja e parë ishte një lloj frike. Kemi një lloj inferioriteti ndaj të huajve. Italia kampione botë, nuk ka të bëjë me këtë Itali tani. Mendoj se pjesa e parë nuk u interpretua mirë. E nisëm 1-0. 50 mijë tifozë aty dhe u shuan në pjesën e parë pas përmbysjes. Stafi e lexoi gabim lojën, për të bërë ndryshimet.
Ndeshjen me Kroacinë e lexoi shumë mirë dhe bëri ndryshimet e duhura. Ka keqardhje, sepse Shqipëria duhet të bënte më mirë në këto ndeshje. Duhet të kishim me tepër pikë sot.”, u shpreh Peço./ tvklan.al