Të gjithë e kemi atë zërin e brendshëm, që në raste të caktuara e injorojmë. Intuita ose parandjenja është ai zë që na orienton për diçka që pritet të ndodhë.
E ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan pedagogia Irena Myzeqari tregon se si intuita e paralajmëroi për një fatkeqësi natyrore. Ajo tregon se parashikoi një ditë para, tërmetin fatal të 2019-ës.
Irena Myzeqari: Histori e tërmetit është nja nga ato momente që mua më ka shënjuar. Më ka ndodhur dhe herë të tjera. Në fakt një natë para tërmetit unë shkova në dhomën e gjumit, vura vajzën e vogël e vogël në gjumë dhe shkova të mbyllja derën me çelës. Kam shkuar tek çelësi, kam dashur ta kthej dhe i kam thënë vetes “jo Irena se do bjerë tërmet” dhe e lashë derën hapur. Madje rrobat që do të vishja i kisha lënë tek krevati sikur do të isha në gjendje gatishmërie. Edhe tani që e tregoj e përjetoj atë ndjesi.
Katerina Trungu: Nuk ndjeve gjë tjetër përveç kësaj?
Irena Myzeqari: Jo vetëm kaq. Thjesht ajo ndjesia, unë e dëgjova dhe nuk u mora më me të. Dhe këtu dua të dal tek ajo pjesa që intuita të flet vetëm një herë dhe unë kam vënë re në disa situata. Ka qenë dhe një situatë tjetër në vitin 2022 kisha planifikuar dy udhëtime rresht. Duhet të shkoja në Serbi dhe pastaj të kthehesha dhe brenda dy orësh të merrja avionin për në Romë. Nisem për një konferencë kaloj para agjencisë turistike e shoh agjencinë dhe ai zëri më thotë “duhet të ketë një problem me linjën ajrore” dhe eci, thjesht e dëgjoj atë ide. Mbas gjysmë ore më merr agjencia dhe më thotë se avioni është anuluar dhe udhëtimi në Romë nuk bëhet. Kam filluar të kuptoj që ato zëra që unë i lë, pra nuk i dëgjoj ato janë intuita e vërtetë./tvklan.al