Manchester City duket në krizë totale rezultatesh. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, pësoi humbjen e pestë radhazi.
“Qytetarët” u mposhtën me rezultatin e thella 4-0 nga Tottenham në shtëpi. Dopieta e Maddison dhe golat e Porro e Johnson, i dhanë fitoren miqve.
Me këtë humbje, City mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, 5 pikë më pak se Liverpool kryesues.
Pikërisht sfida e radhës do të jetë mes City-t dhe Liverpool, aty ku do të vendoset shumë sa i përket luftës për titullin kampion në Premier League.
Ndërkohë Tottenham, me këtë fitore, ngjitet në vendin e gjashtë me 19 pikë. /tvklan.al