Nuk na lejohet të humbim në Shqipëri. Këto ka qenë fjalët e trajnerit të Hungarisë Erwin Koeman. Skuadra e tij ka ardhur me objektivin e marrjes së tri pikëve por duke e ditur se do të jetë e vështirë, të paktën të merret barazimi. E konfirmon këtë presidenti i federatës Hungareze të futbollit.

Istvan Kistelenki:Do të ishim të lumtur të largoheshim nga Shqipëria pa humbje. Kemi respekt për kombëtaren shqiptare pasi ka bërë ndeshje të mira. E dimë që do të jetë e vështirë pasi Shqipëria luan në fushën e vet, megjithatë do të bëjmë më të mirën tonë për të arritur atë çfarë duam.”

Hungaria ka mbërritur në tiranë në mesditë dhe në orët e mbrëmjes do të zhvillojë edhe stërvitjen në “Qemal Stafa”. Trajneri Erwin Koeman do të japë më pas një konferencë për shtyp. Skuadra e tij është e vetmja që ka shënuar në portën shqiptare, por në këtë takim përfaqësueses tonë i duhet të shënojë. Një prej sulmuesve, Besart Berisha pret vetëm besimin e trajnerit për të treguar vlerat

Besart Berisha:Kundër Hungarisë na vyen fitorja po se po edhe shumë shumë gola. Unë pres shansin e trajnerit po unë jam gati të jap kontributin për kombëtaren.”

Të shtunën në 20 e 30 në “Qemal Stafa” do të nisë ndeshje Shqipëri – Hungari dhe do të transmetohet në kanalet e Supersport. /tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe