Sandro Tonali ka kaluar pezullimin 10 mujor dhe është gati për të zbritur në fushë. Mesfushori u dënua në muajin tetor, për shkak se luante baste sportive, diçka që është e ndalur për lojtarët.
Dënimi ka përfunduar dhe lojtari është grumbulluar me Newcastle, për të luajtur ndeshjen e parë.
Lojtari italian u shfaq shumë i lumtur që rikthehet të luajë sërish, ndërsa zbuloi se tre muajt e parë ishin shumë të vështirë për të.
“Në këto katër muaj nuk kam qenë kurrë vetëm dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Ishte shumë, shumë e vështirë në tetor, nëntor, dhjetor, tre muajt e parë. Tani e ndjej se është një kohë e re. Është një pikë tjetër në jetën time. Unë jam në një ekip të madh.
"I'm feeling good now." ❤️
— Newcastle United FC (@NUFC) August 27, 2024
We sat down with Sandro Tonali ahead of his return to action tomorrow evening 🗣️ pic.twitter.com/bIqwJAcoTW
U ktheva në Itali 16 herë, 16 takime me federatën, me fëmijët dhe ishte shumë e rëndësishme për mua. Njerëzit më kanë ndihmuar mua, psikologia ime dhe lojtarët e rinj në Itali. Kam folur me shumë njerëz në Itali për terapinë. Dua të ndihmoj njerëzit me më shumë vështirësi se unë. Unë jam shumë me fat që mund të luaj tani, dhe jeta ime është e njëjtë, unë luaj një lojë dhe kthehem në jetën time.
Jam i lumtur sepse kjo është hera e parë në 10 muaj që mund të luaj. Ndihem mirë, sepse e di që ekipi dhe tifozët ishin këtu me mua. Nuk kam qenë kurrë vetëm në këto muaj.”, deklaroi Tonali për kanalin e klubit.
Mesfushori pritet të luajë ndeshjen e parë për këtë vit me Newcastle, ndaj Nottingham, për Kupë. /tvklan.al