Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Përkeqësohet shëndeti i ish-kryepolicit të Tropojës Fatmir Haklaj. I shtruar në spitalin e burgut Haklaj ndodhet i rethuar nga dhjetra policë e forca special, njerëzit e tij jashtë mureve rrethues dhe mjekëve të tij të cilët po e mjekojnë prej 24 orësh. Haklaj mbrëm vonë u transferu nga spitali i ri ushtarak në atë të burgut. Shkak i këtij transferimi ka qenë një urdhër arresti për Haklajn nga prokuroria e Mirditës që e akuzon sërisht atë për vrasjen e policit Shaqir Hoxha në kohën kur drejtonte policinë e Tropojës.
Në fakt me vendim gjykatë para një viti Haklaj është deklaruar si autor i kësaj vrasje por në kushtet e një rëndimi të thellë psikik. Pas kësaj Haklaj është rikthyer në përsëri në polici me gradën major. Mesa duket prokuroria e Mirditës do të ketë siguruar prova të tjera për vrasjen e policit Hoxha dhe ka nxjerrë një urdhër arresti për Haklajn, duke rihapur dosjen e tij.
Haklaj ndërkohë ndodhej i shtruar në spitalin Ushtarak i plagosur rëndë pas atentatit të tretë radhazi të tij me eksploziv, atentat ku humbën jetën dhe u plagosën shumë të tjerë. Nën masa të rrepta sigurie Haklaj është dërguar në spitalin e burgut. Sipas mjekëve të spitalit gjendja e tij shëndetësore është tepër e rënduar, ndërkohë që prokurorët mirditor kanë vendosur sjelljen e fakteve të reja pranë Prokurorisë së Përgjithshme./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj