Niveli i ujit mbërriti në dhjetëra centimetra
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë rikthyer përmbytjet në rrugët qytetit të Durresit.
Niveli i ujit në rrugë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm arriti në disa centimetra duke mbuluar edhe trotuaret dhe duke vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e automjeteve.
Siç shihet nga pamjet situata ka qenë problematike jo vetëm në akset kryesore të qytetit bregdetar, por edhe në lagjet periferike. Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që rrugët e Durrësit përmbyten.
Tv Klan