Ulçera e stomakut mund të bëhet vërtet problem nëse nuk i kushtoni kujdesin e duhur. Përveç përdorimit të barnave, mënyra e jetesës dhe kontrolli i ushqimit që konsumoni është shumë i rëndësishëm.
Pacientët që vuajnë nga ulçera, disa ushqime duhet patjetër t’i shmangin për të evituar dhimbjet e mëdha.
1. Erëza / Ushqime pikante
Ushqimet pikante irritojnë stomakun dhe shkaktojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
2. Kafe
Kafeja në të vërtetë nuk shkakton ulçerë, por e irriton atë. Kafeina e pranishme në kafe gërryen zonën e prekur, duke e bërë atë edhe më keq. Nëse qëllim është shërimi i ulçerës është mirë që të qëndroni larg kafesë ose të zvogëloni marrjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.
3. Alkooli
Një pacient me ulçerë duhet të shmangë pijet alkoolike në tërësi. Marrja e alkoolit rrit nivelin e acidit në stomak duke e bërë ulçerën më keq dhe shërimin pothuajse të pamundur.
4. Mishi i kuq
Pacientët me ulçerë duhet të qëndrojnë larg mishit të kuq sepse ai kërkon më shumë kohë për t’u tretur, duke bërë që niveli i acideve në stomak të rritet, gjë që irriton zonën dhe përkeqëson simptomat.
Makaronat, ushqimet e përpunuara duhet të zëvendësohen me fruta dhe perime. Gjithashtu këshillohet të konsumoni shumë ujë./tvklan.al