Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin Republika në qytetin e Korçës.
Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se ngjarja ka ndodhur pasi drejtuesi i një mjeti tip Volkswagen që po lëvizte në këtë bulevard ka pësuar infarkt.
Si pasojë, makina që ai drejtonte është përplasur me një tjetër automjet që po qarkullonte në rrugë.
Shoferi i Volkswagenit është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku bëhet me dije se është në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, në makinën tjetër që është përfshirë në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale./tvklan.al