Dy vjet pas inaugurimit të saj, pika kufitare që lidh në rrugë ujore Urën e Bunës me Vir pazarin në Malin e Zi, thuajse nuk funksionon. Pamjet e filmuara nga kamera jonë tregojnë se kjo pikë doganore ka humbur funksionin për të cilin u hap në 18 qershorin e vitit 2006. Sot në këtë vend mungon edhe personeli i policisë kufitare.

Simon Shkreli: “Hapja e kësaj linje është vlerësuar si një nga projektet më interesante në zhvillimin turistik të Liqenit të Shkodrës nga hapat më të rëndësishëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo pikë e kalimit kufitar që nga ajo ditë e sot nuk funksionon”.

Vështirësitë në këtë pikë kanë nisur që në ditët e para të funksionimit të saj për shkak të statusit të pa qartë të Malit të Zi, por edhe pas shpalljes së pavarësisë nga vendi fqinj, kjo pikë mbetet peng i divergjencave mes dy palëve.

Maxhit Cungu: “Nga ana e Kosovës që kanë pas institucionet, drejtoria e kufirit, drejtoria e policisë me palën malazeze është negociuar dhe është premtuar që së shpejti ne do të kemi gjë të tillë dhe nga ana e pikës së kalimit kufitar në …”.

Pika kufitare e Bunës është hapur në vitin 1920 dhe përbën një prej doganave më të rëndësishme në vend. Ajo u mbyll në vitet e komunizmit, për t’u rihapur sërish dy vjet më parë./tvklan.al

Gazetari: Simon Shkreli