Policia e Janinës ka sekuestruar 138 kg drogë në një zonë me pyje, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Aksioni për kapjen e lëndës narkotike është bërë mëngjesin e së enjtes dhe droga ishte ndarë  në 123 pako dhe e futur në çanta udhëtimi.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar dhe disa armë Kallashnikov si dhe fishekë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe zbulimin e autorëve të sasisë së drogës dhe armëve.

/tvklan.al