Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Macja me miun si aktorë, imitojnë përsosmërisht skenat e filmit
Një mace dhe një mi janë filmuar duke “imituar” filmin vizatimor “Tomi dhe Xherri”.Miu duket, teksa i pëshpërit në vesh maces, njëlloj si në filmin e njohur.
“Shohim dritë brenda teje”, shkolla turke pa licensë “peshkon” aktorë
Së fundi nëpër rrjete sociale është shfaqur një reklamë e një akademie turke, që kërkon aktorë. Bëhet fjalë për Ekol Medya Akademi, që pretendon, që prodhon filma, telenovela dhe seriale në Turqi. Punonjësit thonë, se kompania në fjalë operon prej 30 vjetësh në Turqi dhe së fundi edhe në Azerbajxhan e Shqipëri. Bëhet fjalë për një trajnim tre mujor, që zhvillohet një herë në javë, e që kushton një mijë euro.Erlin Matera tregon, se pa reklamën në instagram dhe u paraqit me ëndrrën e aktorit. Atij, si dhe të gjithë të tjerëve, i thanë, se shohin dritë, në mënyrë, që ai të vazhdonte dhe kompania të vilte paratë. “Fatin” për t’u regjistruar në Akademi, e provoi edhe i infiltruari ynë, të cilit gjithashtu i dalluan “dritën e brendshme”.Pasi pagoi kaparin, edhe fatlumi ynë vijoi rrugëtimin për aktrim.
Pa licensë e pa faturë, agjensia turke merr një mije euro për kurs aktrimi
Pasi provuam, sesa e lehtë është rruga e aktrimit në akademinë Ekol Medya Akademi, nisëm të pyesim a është e lincesuar kjo akademi dhe si e ushtron aktivitetin në Shqipëri. Pyetëm fillimisht në Ministrinë e Arsimit, ngaku na drejtuan tek Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.Nga këtu, na cuan te Ministria e Kulturës dhe pranë Agjencisë së programeve të Auditimit të asistencës.Më pas u ndalëm në drejtorinë e Akreditimit. Por Akademia jonë e aktrimit nuk figuronte askund.Në Agjencinë kombtare të punësimit dhe aftësive na thanë, që është QKL-ja që jep licenca, por as aty nuk doli gjë.U rikthyem pranë kësaj akademie, ku na pohojnë, se kanë licensë dhe lëshojnë fatura, edhe pse asnjëra prej këtyre, nuk është e vërtetë
/tvklan.al