Thuhet se Fati ndihmon më të përgatiturit, të tjerët duhet ta pranojnë atë. Dhe ky duket se ky është ngushëllimi për Tiranën. Skuadra me më shumë trofe në Shqipëri ende nuk është përgatitur për të fituar derbin. Presidenti Refik Halili ndihet në faj dhe ende në borxh ndaj tifozerisë.
Presidenti ka besim tek lojtarët se do të arrijnë të pasqyrojnë në fushë cilësitë e tyre. Në mëdyshje për të ardhmen e trajnerit, por gjithsesi në anën e tij Halili kërkon durim, me shpresën se Tirana do të shkojë atje ku meriton.
Presidenti ende pret të mbahet premtimi i trajnerit Ze Maria. Braziliani ka thënë shpesh se ndeshja e radhës do të tregojë Tiranën e vërtetë. Që prej kohës kur u bë aksioner maxhoritar në klubin Tirana, Refik Halili nuk e ka fituar asnjëherë derbin.
Tv Klan