Milos Vuçeviç, kryebashkiaku i qytetit Novi Sad në Serbi, ka kallëzuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe vëllain e tij Andrej Vuçiç për përfshirje në kultivimin  e marijuanës.

Kryebashkiaku i Novi Sad kërkon hetim për lidhjet e mundshme të dy vëllezërve Vuçiç me kultivimin e marijuanës në një fermë që ndodhet pranë kryeqytetit, Beograd.

Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe vëllai i tij janë akuzuar nga opozita serbe për lidhje me pronarin e një ferme, i cili u arrestua një muaj më parë për kultivimin e marijuanës.

Pronari i kësaj ferme kishte bërë kërkesë për të përfituar subvencione shtetërore për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Presidenti i Serbisë i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen. /tvklan.al