Brazili, Gjermania dhe Spanja duket se janë përfaqësueset që kanë shanset më të mëdha për të fituar trofeun e kampionit të Botës. Shoqëritë e basteve vendosin këta pretendentë dhe i të njëjtit mendim është edhe ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi.
“Favoritët sipas meje jo të renditura janë Brazili, Gjermania, Spanja me të vetmen panjohur për ndryshimin e trajnerit pak para ndeshjes. Surprizat sipas meje mund të jenë Belgjika dhe Polonia.”
Pak më shumë konkurrencë shikon trajneri aktual i Kuqezinjve, Christian Panuçi, i cili ishte pjesë e përfaqësues së Italisë si futbollist në finalet e Botërorit 2002.
“Favoritët për mua janë Brazili, Spanja, Franca, Argjentina dhe Gjermania mendoj se do të luajnë për trofeun, por nuk duhet të shmangim asnjë surprizë”, tha Panuçi.
Grupi më interesant paraqitet ai D, me Argjentinën, Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë. Jo më pak tërheqës paraqitet edhe Grupi E ku ndodhet Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kosta Rikën. Në fazën e parë do të kemi edhe derbin iberik mes Spanjës dhe Portugalisë. Në Grupin B i bashkohen edhe Irani dhe Maroku. Gjermania, kampion e botës në fuqi do të nisë garën duke luajtur ndaj Suedisë, Meksikës dhe Koresë e Jugut. Botërori 2018 zgjat deri më 15 korrik.
Tv Klan