Kristjan Asllani është në dyshim për ndeshjen e radhës së Interit në kampionat. Mesfushori shqiptar, ka marrë një goditje gjatë seancës stërvitore të radhës dhe për këtë arsye prezenca e tij për takimin ndaj Romës nuk është e sigurt.

Futbollisti ishte vendimtar për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ku shënoi golin e vetëm dhe të fitores, por duket se fati i keq e ka ndjekur te klubi i tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit të Interit, Asllani shfaqi probleme, pas një goditje të marrë në stërvitje.

Stafi i zikaltërve do të shikojë gjendjen e lojtarit të shtunën dhe më pas do të vendoset nëse do të thirret për ndeshjen me Romën apo jo.

Sfida mes Interit dhe Romës është planifikuar të luhet ditën e diel, në stadiumin “Olimpico” në orën 20:45. /tvklan.al