Claudio Ranieri është zyrtarisht trajner i Romës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi italian, nëpërmjet një komunikate.
Tekniku italian, rikthehet për herë të tretë në stolin e kryeqytetasve, gjatë karrierës së tij.
Roma bën të ditur se Ranieri do të jetë trajner deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të marrë një tjetër rol, atë të këshilltarit të pronarëve.
Gjithashtu 73-vjeçari, do të ndikojë edhe në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm.
Ranieri do të pasojë në stolin e Romës të shkarkuarin Ivan Juric, i cili u hoq për mungesë rezultatesh.
Aktualisht verdhekuqtë mbajnë vendin e 12-të në renditje me 13 pikë të grumbulluara. /tvklan.al