Gazetarja: Atëherë zoti Rrapaj si po procedon numërimi këtu në Vlorë, sa kuti janë numëruar deri tani dhe kur parashikohet të përfundojë numërimi?

“Këtu janë numëruar gati 50 kuti dhe ngelen dhe rreth 36 të tjera, vazhdon procesi i numërimit. Kuptohet në pjesën e mesditës dhe në pasdreke kishte një ritëm më të ulët për faktin sepse dhe komisioni dhe numëruesit ishin të lodhur dhe komisionarët të lodhur dhe është e kuptueshme që procesi i numërimi ngadalësohet në këtë moment. Megjithatë mbas orës 17 apo 17 e 30 procesi sikur pati një ritëm tjetër dhe filluan që të ecin normalisht të gjitha tavolinat e numërimit.”

Gazetarja: “A ka pasur incidente apo konflikte gjatë procesit të numërimit mes komisionarëve apo edhe mes numëruesve?”

“Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem, çdo gjë ka kaluar normalisht, shikojmë më tej.”/tvklan.al