Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dedikuar një postim në “Facebook” programit kombëtar të ekipeve sportive në shkolla.

Kryeministri shkruan se çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne teksa shton se këto investime kanë ndikim të drejpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në program.

Në lidhje me numrin e nxënësve që do të jenë pjesë e programit, Rama thotë se do të jenë 12 mijë të tillë, përmes disiplinave të ndryshme sportive.

Programi kombëtar i ekipeve sportive në shkolla. Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive“, shkruan kryeministri Rama.


/tvklan.al