Janë rreth 940 demokratë të degëve të PD në juglindje të cilët janë nisur sot drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës kombëtare që do të mbahet në mesditë në selinë e PD.
Nga dega e PD të Korçës janë nisur për të marre pjesë në proteste rreth 300 anëtare, ku rreth 40 prej tyre janë anëtare te Lidhjes Demokratike te Gruas të qytetit të Korçës.
Gazetarja Daniela Zisi ka mësuar ndër të tjera se nga dega e PD së Pogradecit janë nisur 200 anëtarë, nga Devolli 200 anëtarë, nga Maliqi 200 anëtarë dhe nga Kolonja 40 anëtarë.
Nisja u bë prej orës 7:00 të mëngjesit nga pika të ndryshme të qyteteve të juglindjes me mjete private. Pjesëmarrësit në protestë sipas drejtuesve te degëve, duhen të kenë me vete edhe kartën e anëtarësisë së PD.
Me mjete private mësohet të jenë nisur demokratë edhe nga Vlora, të cilët duan që t’i bashkohen protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.
Klan News