Valentina Leskaj: “Dua të shpreh sot, shqetësimin e Partisë Socialiste për një tjetër të deformimit të demokracisë në vend e që lidhet me konstatimin e raportit lidhur me funksionimin e parlamentit shqiptar. Shprehja më e qartë e këtij deformimi janë problemet që raporti ngre lidhur me çështjen e mbikëqyrjes parlamentare mbi ekzekutivin. Aktualisht jeta parlamentare në Shqipëri mbetet e bllokuar për shkak të një kapriçoje të kryeministrit të vendit. Kërkesa e opozitës dhe e gjithë popullit opozitar për të hapur kutitë e 28 Qershorit është legjitime. Respektimi i kësaj kërkese jo vetëm që do zbardhë të vërtetën e 28 Qershorit, por do të zhbllokojë dhe jetën parlamentare, e cila i hap rrugë dialogut politik në parlament dhe reformave për të cilat sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë.”/tvklan.al