Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Socialistët nuk kanë pranuar kërkesën e aleatëve në koalicioni qeveritarë për krijimin e një shtabi të përbashkët elektoral në zgjedhjet parlamentare. Në selinë rozë ka nisur hartimi i platformës elektorale në bashkëpunim me drejtuesit lokal socialist nëpër rrethe. Sipas sekretarit Rama, do të rritet shkalla e përfaqësimit, të shoqërisë civile në kandidaturat socialiste për deputet.

Luan Rama:- “Kryesia, tashmë është shtabi elektoral. Ne nuk e kemi ndërprerë asnjëherë veprimtarinë e kryesisë si shtab elektoral, që pas zgjedhjeve të 1 Tetorit dhe në funksion të detyrimeve që ne kemi si parti përballë votuesve, po punojmë në kohë për të qenë korrekt me votuesit deri në finalizimin zgjedhjeve me fitore”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame