E ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë psikologia, Vitjona Nano, e cila është ndalur tek ndikimi që ka një marrëdhënie jo e mirë seksuale në shëndetin tonë.
Ajo tregon në studio rastin e një gruaje, e cila për shkak të frustrimit seksual prej partnerit, i ishin shfaqur pulla të kuqe në zonën e gjoksit.
Vitjona Nano: Ne me këtë punojmë gjatë gjithë kohës. Unë mbaj mend që një grua, para pak kohësh, erdhi me disa simptoma shumë të çuditshme. Kishte bërë të gjitha llojet e analizave, kishte kryer të gjitha vizitat e mundshme mjekësore dhe vinte me disa pulla të skuqura në pjesën e gjoksit, që nuk merreshin vesh nga vinin. Mbas shumë elementesh dhe mbas shumë vizitash, shkoi tek mjeku psikiatër, ishte ai i pari që e zbuloi, e pyeti për pjesën e marrëdhënieve seksuale. Dhe pa që gruaja kishte një frustrim të thellë të vetin, që e shfaqte në formë pullash të kuqe, domethënë dukeshin si afshe nëpër trup. E kishte frustruar aq shumë veten përkundrejt partnerit të saj, që nuk ishte i aftë ta kënaqte atë, apo të kalonin një marrëdhënie seksuale të suksesshme, sa kishte arritur deri në këto forma. Ne i fusim tek çrregullimet psikotike. /tvklan.al