Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Fabrika e duhan cigareve në Durrës, më e vjetra në Ballkan, ruan në listat e saj, qindra punëtor të pasiguruar. Ka mbi 8 vjet që këtyre punonjësve nuk iu paguhen sigurimet shoqërore. Duke bërë që shumë prej atyre, që kanë mbushur moshën të mos përfitojnë pensionin. Por zgjidhjen për këta punëtor duket se e ka gjetur këshilli bashkiak i Durrësit, i cili ka marrë vendimin të privatizojë, ish-magazinat e ndërmarrjes.

Këto magazina janë kthyer tashmë në pallate banimi. Sipas këshillit bashkiak blerja e këtyre ambienteve nga familjarët, do të krijojë një fond. E me mbledhjen e tij do t’i kërkohet Ministrisë së Financave ta derdh atë për sigurimet shoqërore të papaguara të punonjësve. Nuk dihet ende se sa do të jetë ky fond, pasi çmimi përcaktohet nga Enti Kombëtar i Banesave./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti