Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për herë të parë i ka kthyer përgjigje presidentit amerikan Donald Trump kërkesës për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për televizionet ruse tha se ishte i hapur për të biseduar me Trump për çështje si lufta në Ukrainë apo ajo e energjisë.

“Rusia nuk ka refuzuar kurrë kontaktet me administratën amerikane. Kam pasur gjithmonë marrëdhënie pragmatike me Trump. Jam dakord me të kur thotë se mund të kishim shmangur luftën në Ukrainë. Nëse  atij nuk do t’i ishte mohuar fitoren në zgjedhjet e 2020 nuk do te kishim lufte. Jemi të hapur për të bashkëpunuar me Trump dhe për të zhvilluar bisedime për Ukrainën”, tha Putin.

Putin ndërkohë dha sinjale që kërkon ta shmangë Ukrainën në këtë tryezë, duke deklaruar se Zelenski ka në fuqi një dekret që e pengonte atë të zhvillonte bisedime me Putinin.

Putin e përshkroi Trumpin, i cili këtë javë kërcënoi se do ta godiste Rusinë me sanksione dhe tarifa të reja nëse ajo nuk negocionte përfundimin e luftës, si të zgjuar dhe pragmatik.

Ai tha se nuk priste që presidenti amerikan të merrte vendime për sanksione që do të riktheheshin në ekonominë amerikane.

“Prandaj, me shumë gjasa, do të ishte më mirë që ne të takoheshim, bazuar në realitetet e sotme, të bisedonim me qetësi për të gjitha ato fusha që janë me interes si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Rusinë. Ne jemi gati. Por, e përsëris. Kjo, natyrisht, varet kryesisht nga vendimet dhe zgjedhjet e administratës aktuale amerikane”, tha Trump.

Presidenti amerikan Trump ka fajësuar Moskën se nuk kërkon të arrije marrëveshje, pasi sipas tij, Kievi është i gatshëm. Ai bëri thirrje që Rusia të dalë luftën, pasi do të vuante sanksione të shtuara.

Ndërsa Kievi zyrtar ka dhënë sinjale kundër formatimit të bisedimeve Putin-Trump për dhënien fund të luftës, duke kërkuar që të jetë palë.

Tv Klan