Donald Tramp thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veç sanksioneve ndaj Rusisë, nëse Vladimir Putin nuk pranon të ulet në bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetin social personal Truth, shefi i Shtëpisë së Bardhë le të kuptohet se deklarata e tij e të Mërkurës ku paralajmëroi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk ishte kërcënim.
“Jam duke i bërë një favor të madh Rusisë, ekonomia e të cilës po dështon dhe presidentit Putin. Vendos tani dhe dale këtë luftë qesharake. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje së shpejti, nuk do të kem tjetër zgjidhje veç taksave, tarifave dhe sanksioneve ndaj çdo gjëje që Rusia u shet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.”
Tramp shkruan me dashamirësi ndaj Rusisë dhe Putinit.
“Nuk po përpiqem të dëmtoj Rusinë. E dua popullin rus, kam patur gjithmonë marrëdhënie të mirë me Vladimir Putinin, pavarësisht shpifjeve të së majtës radikale. Nuk duhet të harrojmë që Rusia na ndihmoi t’i japim fund Luftës së Dytë Botërore ku u humbën 60 milionë jetë.”
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavorv tha në një takim me homologun nga Kazakistani se zgjidhja e konfliktit me Ukrainën duhet të bëhet me një marrëveshje të detyrueshme ligjore, që përjashton çdo mundësi zhbërjeje.
Tv Klan