Sokol Olldashi: “I gjithë procesi po vazhdon të eci në mënyrë shumë normale dhe vazhdon numërimi në të gjitha vendet e numërimit të votave me përjashtim të vendnumërimit të votave të bashkisë Lushnje dhe Mallakastër që tashmë e kanë mbyllur numërimin. Pra numërohet në 5 VNV, ka pasur një bllokim për shkak të komisionit në një nga VNV-të e rrethit Lushnje, komision me shumicë i përbërë nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj. Ka qenë një problem teknik që përfundimisht është zgjidhur dhe numërimi ka rifilluar. Deri tani është gjithçka normale e qetë, shpresoj që 160 kutitë e fundit që kanë mbetur pa numëruar të mbyllen brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm që t’i japin fund këtij procesi që deri tani ka pasur një zhvillim tërësisht pozitiv dhe të kënaqshëm në të gjitha aspektet e veta. Pra, nga 488 kuti mbeten dhe rreth 160. Ka pasur një ndërprerje gjatë orëve të vona të natës mbrëmë për shkak se komisionarët dhe jo numëruesit kishin gati 72 or në detyrë duke filluar me ditën e marrjes së materialeve ditën e votimit dhe të nesërmen e ditës së votimit kur u numëruan.Bëhet fiziologjikisht e pamundur që të rrihet më shumë se 72 orë pa gjumë. U bë një ndërprerje e vogël prej disa orësh. Sot në mëngjes gjithçka ka rifilluar normalisht me përjashtim të atij aspekti që un përmenda që pati një bllokim të një KZAZ-je në Lushnje , problem që edhe ky është kapërcyer tashmë numërimi ka filluar. Nuk ka, përkundrazi gjithë nxitja që ne po i bëjmë numëruesve që përfaqësojnë Partinë Demokratike është që procesi të eci, të avancojë sa më shpejt, sa më mirë. Duam që ky proces të mbyllet në afatin optimal të mundshëm. Ka ecur deri tani gjithçka mbarë.”/tvklan.al