Takimi i Danielës dhe Vilianit solli mjaft debat së studion e “Love Story” në Tv Klan. Ka qenë Rei ai i cili ka thënë se i është dukur një takim mjaft i ftohtë dhe pa ndjenja. Kjo deklaratë e tij ka bërë që të shpërthejë një diskutim mjaft i nxehtë mes konkurrentëve të formatit të dashurisë.
Jerina Lalaj: Daniela nuk ishte dakord për afrimin për ta puthur dhe e pashë pak rezistente.
Daniela: Duket e kam bërë unë e para hapin që e kam puthur. Për mua ishte një puthje e rrëmbyer herën e parë, herën e dytë e shijova dhe tani jam skuqur pak.
Vilian: Unë mirë e përjetova dhe mendoj se deri tani jemi në rrugë të drejtë.
Rei: Tani i bie që unë të dal me fëmijë, me binjakë me sa po shoh nga klipet.
Jerina: Ti e ke tonin e zërin kështu apo duket sikur bërtet gjithë kohës?
Rei: Unë jam shumë i butë, unë jam i buzëqeshur, por pashë një takim shumë të ftohtë dhe për mua është show dhe është fiks fare si ai çuni i lagjes dhe në fund fare të thotë një puthje për show.
Vilian: Unë e puth para kamerave.
Rei: Ke pasur ndonjë të dashur ti?
Vialin: E mirë qenke i virgjër
Vilian: Do ta heqim këtu.
Rei: Kështu e kam zërin, do të bërtas sa të dua, nuk rri dot si pulë dhe do të bërtas sa të dua.
Jerina Lalaj: Je goxha djalë, je gjigant.
Rei: Atë pa merak se ta tregoj gjelin mirë.
Daniela: Na e prishi romanticitetin.
Alketa Vejsiu: Të lutem mos bërtit si pulë, vetëm si gjel./tv klan