Kabineti Nano ka akorduar edhe 1 milionë euro për zonat e përmbytura. Zëdhënësi Dalipi tha se në pritje të ndihmave të Bashkimit Evropian ekspertët po verifikojnë dëmet nga përmbytjet.
Vetëm pasi të paraqiten te detajuara kërkesat e qeverisë shqiptare Bashkimi Evropian do të vendosë për ndihmat financiare.
Vetë kryeministri Nano i shoqëruar nga disa biznesmenë do ët vizitojë të shtunën zonat e dëmtuara në Lezhë dhe në Shkodër.
Aldin Dalipi: Unë thashë që është një proces i verifikimit të dëmeve unë nuk besoj se mund ta marrë vesh më shpejt media se qeveria vendimin e Bashkimit Evropian, duke qenë në proces identifikimi do të thotë që pas këtij procesi do të jenë dhe ndërhyrjet përkatëse./tvklan.al