Fyerjet me bazë raciste kundër lojtarëve të Real Madrid i kushtojnë lirinë edhe një tjetër personi. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, ai ka shkruar fjalë denigruese për shkak të ngjyrës së lëkurës ndaj Vinicius Junior dhe Antonio Rudiger.
Gjithçka e ndodhur në hapësirën e komenteve të gazetës spanjolle “Marca”, me burrin që tashmë do kalojë 8 muaj pas hekurave në Spanjë.
I akuzuari është shpallur fajtor, konkretisht, për dy krime kundër integritetit moral të kryera kundër Vinicius Junior dhe Antonio Rüdiger, të dy të rënduara duke vepruar me motive raciste dhe në rastin e mbrojtësit gjerman duke përbuzur fenë e tij.
Gjithashtu, atij i është mohuar të komentojë për 20 muaj. Ky është dënimi i dytë penal për fyerje raciste ku në qendër kanë qenë lojtarët e Real Madrid, por i pari i këtij lloji të ndodhura në një kontekst dixhital.
Dënimi tjetër i referohet tre personave, tifoz të Valencias të cilët për gjeste raciste u dënuan me 8 muaj burg dhe me 2 vite përjashtim nga stadiumet.
Klan News