Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon. Sulmuesi shqiptar realizoi tripletë golash ndaj Cartagena në La Liga 2, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Pas ndeshjes, Uzuni u shfaq shumë i lumtur për tripletën e realizuar, duke thënë se puna e tij është që të shënojë gola.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe tripletën e realizuar. Pas golit të pësuar skuadra reagoi mirë dhe morëm triumfin. Të gjithë lojtarët kanë firmosur topin e tripletës. Është një ditë e veçantë për mua. Tani jam shumë i lumtur.

Sezonin nuk e nisa shumë mirë, por e dija që do të vinin edhe golat. Puna ime është që të shënoj gola. Unë gjithmonë kam besuar te vetja. Të gjithë lojtarët e ekipit më uruan. Kam thënë që do të shënoj 25 gola, nëse beson te vetja mund t’ia dalësh”, u shpreh Uzuni.

Në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon, Uzuni ka shënuar 14 gola, ndërsa objektivi i tij është realizimi i 25 golave. /tvklan.al