Pika e përbashkët doganore në Morinë nuk po funksionon dhe radhët e mjeteve vazhdojnë me orë të tëra. Udhëtarët shprehen të pakënaqur për vonesat në kufi sidomos në këto ditë të nxehta.

Lopët nuk presin në radhë për të kaluar doganën e Morinës. Kurse udhëtarët në dy anët e kufirit nuk mund ta kenë këtë fat. Fluksi është në pikun e tij. Në hyrje edhe në dalje ka radhë të gjata të mjeteve.

Qytetarët presin gjatë këtu në Morinë dhe temperaturat janë të larta. Numri i mjeteve me udhëtarë ashtu edhe me mallra është i lartë.

Procedurat janë të njëjta siç kanë qënë më herët, edhe pse thuhet ndryshe. Pala kosovare as që ka denjuar të punojë në sportelet dhe godinën e përbashkët doganore. Nuk dihen arsyet, gjithsesi një shenjë e mirë është dhënë për 1 Janarin e vitit të ardhshëm.

Tv Klan