“Për herë të parë shmangëm përmbytjet në Laç”
3500 banorë të Laçit, do të marrin çelësat e shtëpive të reja brenda këtij viti, pas dëmtimeve që pësuan banesat e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019. Inspektimet e punimeve i pa nga afër Kryeminsitri Rama.
“E besoni tani të paktën, beso e kontrollo është kjo punë”.
10 kompani shqiptare e ajo turke “Albayark” janë duke punuar për blloqet e pallateve që do të kenë 727 apartamente.
“Sa familje do hynë në shtëpi të reja rreth 3500 banorë në shtëpi të reja”.
Pjesë e programit të rindërtimit në Laç janë edhe ujësjellësi i ri i qytetit, godina e bashkisë, 4 shkolla dhe 2 kopshte të reja, 3 godina që duan rikonstruksion të thellë, si edhe spitali i ri i qytetit.
“Edhe shkollat e kopshtet dhe spitali nis javën tjetër”.
Investimet kanë prekur edhe përroin e Laçit, që përmbyste zonën sa herë kishte shira të rrëmbyeshëm.
“Investimi në përroin e Laçit nuk shkaktoi më përmbytje”.
Ndërkaq në lagjen numër 1 të Laçit, po kryhen rikonstruksione e meremetime të ambienteve të përbashkëta, si dhe po vishen me shtresë kapot e do të ribëhen nga e para fasadat e 140 pallateve në këtë qytet.
Tv Klan