Gjatë ceremonisë së 95-vjetorit të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
“Keqardhje për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe t’i përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit, besimtarëve ortodoksë”, tha Rama.
Janullatos dha frymën e fundit mëngjesin e sotëm në spitalin ku ishte shtruar prej disa javësh, në Athinë. Ai nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen, duke u ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare.
Lajmi u njoftua nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
/tvklan.al