Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mblodhi Asamblenë e PS në Durrës për të zgjedhur Kryesinë e partisë. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se PS do të vazhdojë  përsëri punën për ta çuar Shqipërinë përpara.

Teksa nuk kurseu as ironitë për kundërshtarët e tij politikë. “Ata flasin më shumë nga ne për të gjitha gjëra, dhe për çdo gjë që flasin dimë më pak nga ne,” kështu është shprehu kryeministri, teksa shoi se ai dhe partia kanë për të fituar përsëri zgjedhjet.

“Duhet të integrojë eksperiencën e çmuar politike të atyre që iu kanë shërbyer me dinjitet dhe me rezultate ideve të , qëllimeve, programeve dhe skuadrës së PS në Kuvend dhe në komunitet ku janë angazhuar përgjatë këtyre viteve transformimin epokal të Shqipërisë. Shqipëria po bëhet dhe PS 2030 duhet të jenë ata që po e bëjnë Shqipërinë, përmes angazhimit politik si aktivistë të PS apo angazhimeve qytetarët si mbartës të progresit në jetën publike, universitare, ekonomike dhe sociale të vendit. Disa thonë që ne fitojnë se ne sepse përdorim pushtetin për të marrë votat dhe disa thonë se në madje vjedhin zgjedhjet. Disa thonë që ne kemi fituar deri tani sepse nuk kemi patur alternativë, madje thonë se ata ofrojnë vetë alternativa të reja. Të tjerë shkojnë edhe më tutje dukë thënë  se ne fitojmë sepse sipas tyre Shqipëria është diktaturë dhe ngaqë ndërkombëtarët mbyllin sytë përpara të keqes të madhe që jemi ne, ngaqë  të huajt duan stabilitet dhe jo demokraci në Shqipëri.

Ngaqë ne i korruptojmë. Ngaqë Evropa nuk ka respekton dhe ngaqë Amerika na do për kukullat e saja në rajon. Të gjithë këta bashkohen në rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje, përderisa ato i fitojmë gjithnjë ne. Ama nga ana tjetër të gjithë këta bashkë janë njësoj, sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur Ballkanike, otomane po të doni. Janë aq njësoj në disa gjëra aq të thjeshta aq edhe kuptimplota, saqë çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet, dëgjon me veshët e vet dhe logjikon e kupton mjaft kollaj se ne do të fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa ata, kundërshtarët tanë qofshin të vjetër apo të rinj në moshë vetëm humbin dhe do të humbin përsëri. Ja fjala që vjen! Ata zgjohen më vonë se sa ne dhe flenë më herët se sa ne. Ata flasin më shumë nga ne për të gjitha gjëra, dhe për çdo gjë që flasin dimë më pak nga ne. Ata merren çdo ditë të perëndisë vetëm me ne. Kush e kush të helmojë më shumë popullin ndaj nesh dhe nuk bëjnë asnjë ditë të vetme punën e tyre për të mbjellë ca besim më shumë në popull për veten e tyre,” u shpreh kryeministri./tvklan.al