Takimi i kryeministrit Rama të dielën e 12 majit në Athine nuk do jetë thjesht një takim me fjalime, por do të ketë dhe anën e tij të spektaklit. Për rreth 60 minuta në skenën e “Christmas Theater”, stadiumit Galasi të kryeqytetit grek do të performojne për shqiptarët që do të bëhen pjesë e takimit të orës 11 me orën lokale, këngëtarët Era Rusi, Ylli Baka, Noizy.
Më pas Elisa Spiropali, Blendi Klosi dhe në fund kryeministri Rama do të mbajnë fjalimet në takimin e parë të turit “Krenar për Shqipërinë”. Rama do të jetë i shoqëruar me rreth 50 gazetarë, por dhe rreth 100 bashkëpuntorë të tij ministra e deputetë.
Pas takimit, kryesocialisti do të ketë një takim me strukturat e degës së PS në Athin ku do të shpërndaje dhe kartat për anëtarët më të rinj të kësaj force në emigracion.
Ndërkohë qeveria greke pavarësisht rezervave për mbajtjen e këtij takimi përpara zgjedhjeve europiane të 9 qershorit, ka marre masa për mbarëvajtjen e tij.
Mësohet se janë afro 1 mijë forca policore që do të angazhohen gjatë ditës së nesërme për këtë takim edhe pse axhenda e Ramës nuk parashikon asnjë takim zyrtar me qeveritarë grek.
Vetë kryeministri përmes postimeve të shumta që lajmërojnë takimin ka treguar se e ka shumë të rëndësishëm turin me shqiptarët e disporës për t’i falenderuar për kontributin që kanë dhënë për Shqipërine ndër vite, por dhe për t’i ftuar të rikthehen që këtë kontribut tanimë ta japin duke investuar në atdhe.
Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.
Tv Klan