Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga puna që po bëhet për projektin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas.
Ajo do të jetë një linjë tërësisht elektrike dhe sipas Ramës do të ketë një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.
Punimet pritet të përfundojnë plotësisht në pranverën e vitit 2025. Sipas projektit, koha e udhëtimit Tiranë – Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë – Rinas vetëm 12 minuta.
Linja do të ketë 11 stacione ndërsa shpejtësia e lëvizjes pritet të letë 100 kilometra në orë.
Hekurudha është e gjatë 39 km dhe financimi i saj mbështetet nga BERZH përmes një kredie me vlerë 70 milionë Euro.
Tv Klan