Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-deputetes demokrate Albana Vokshi lidhur me lirinë e medias, pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa Kufij”, ku Shqipëria ka humbur 7 vende.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri ka publikuar një tabelë me shifrat e renditjes së lirisë së medias në vendin tonë gjatë viteve të mëparshme.
“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar”. /tvklan.al
Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë,rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu.Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar! pic.twitter.com/XEtUFlju1k
— Edi Rama (@ediramaal) April 18, 2019