Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë e ftuar drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, Vinifreda Gazulli.
Në studion lëvizëse, ajo tregon një rast shumë të veçantë të një vajze 15-vjeçare, e cila edhe pse e dinte se kush ishte nëna e saj biologjike, zgjedh të birësohet nga një familje tjetër.
Sipas drejtoreshës, fjalët e vajzës, pas vizitës së fundit që bëri tek nëna biologjike, ishin: “Unë atje nuk shkoj më. Unë nuk e di sesi jetojnë ata njerëz”.
Aldo: Këtë punën e adoptimeve ma kanë bërë shumë të vështirë.
Vinifreda Gazulli: Procesi është i gjatë.
Aldo: Është proces i gjatë, i lodhshëm. Mund të thjeshtohet apo duhet të jetë i gjatë?
Vinifreda Gazulli: Shiko, të transferosh një fëmijë në një familje duhet kohë edhe për ata që e bëjnë këtë transferimin, sepse siguria duhet të jetë e madhe Aldo.
Aldo: Kjo bëhet për arsye sigurie.
Vinifreda Gazulli: Pikërisht. Ne patëm një rast vjet, në fakt një nga rastet më të veçanta ndër vite, sepse vajza ishte 15 vjeç, e dinte kush ishte mamaja biologjike…
Aldo: Si e dinte?
Vinifreda Gazulli: Po e dinte sepse ajo e kishte braktisur.
Aldo: Po në çfarë moshe?
Vinifreda Gazulli: Në moshë shumë të vogël, ishin 4 fëmijë.
Aldo: E mbante mend ky?
Vinifreda Gazulli: Po, sepse herë pas here, gjyshja në thonjëza, e cila i kishte asistuar… gjyshja ishte një nga komuniteti, nuk kishte lidhje biologjike.
Aldo: E qartë.
Vinifreda Gazulli: Ajo kishte mbajtur disi lidhjet dhe këto ndër vite, pavarësisht se e dinin që nëna ka firmosur një letër dhe na ka lënë përfundimisht këtu. E dinin!
Aldo: Çfarë ndodhi?
Vinifreda Gazulli: Ndodhi që, vetëm njëra nga vajzat, e cila mbeti e fundit, më e vogla, vetëm për të erdhi një ofertë nga Komiteti i Birësimit. Dhe ne ia thamë, ia shprehëm të gjitha sepse ishte shumë e madhe, 15 vjeç. Ajo vendosi që “po”, të birësohet. Pavarësisht se e dinte se kush është nëna biologjike, kush janë vëllezërit, motrat.
Aldo: Janë takuar?
Vinifreda Gazulli: Janë takuar, po. Janë takuar rreth një vit para se ajo të merrte këtë vendim dhe…
Aldo: Duke parë edhe refuzimin e të ëmës ndoshta.
Vinifreda Gazulli: Edhe refuzimin, por edhe jetesën e nënës të cilën ajo nuk e pranonte. Në vizitën e fundit që pati bërë tek e ëma, erdhi dhe tha: “Unë atje nuk shkoj më. Unë nuk e di sesi jetojnë ata njerëz”. /tvklan.al