Ish-drejtori i bordit drejtues të klubit Skënderbeu, Adriano Valduci, ka reaguar ashpër ndaj presidentit aktual të skuadrës korçare, Ardjan Takaj.

Sipas tij, Takaj ka pasur një trajtim aspak profesional ndaj medias dhe misionit të saj fisnik. Valduci reagon për sjelljen e Takajt në prezantimin e trajnerit Gjoka, ndërsa shton se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duhet t’i tërheqë veshin.

Unë protestoj ashpër për trajtimin aspak profesional që i bën medias dhe misionit të saj fisnik, Presidenti i Skënderbeut, z. Take, me mënyrën aspak dinjitoze të komunikimit. Shpresoj dhe besoj që edhe Presidenti i FSHF-së, t’i tërheqë veshin z.Take, për këtë mënyrë komunikimi”, u shpreh Valduci.