Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Reformatorët e Partisë Demokratike, kanë deklaruar se grupi i ri parlamentar me deputet të disa partive të djathta, do të formohet brenda datës 18. Sipas deputetit Ferdinand Xhaferri, tashmë është plotësuar numri i deputetëve dhe kërkesa do t’i kalojë kryesisë së parlamentit.

Ferdinand Xhaferri:- “Unë besoj se do të arrihet të konkretizohet brenda afateve të rregullores së Kuvendit. Është e rëndësishme të theksojë se janë shumë personalitete të së djathtës, që nga reformatorët etj, që kanë shprehur interes për pjesëmarrje në këtë grup”.

Edhe deputeti Leonard Demi ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse është kundër një partie të re demokratike.

Leonard Demi:- “Unë jam një deputet i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD edhe pse jam në parlament me votat e PD. Nga pikëpamja teknike për të organizuar jetën parlamentare, unë mendoj se është një gjë pozitive dhe bashkohem me të, por përsa i përket formimit të partisë së re, unë e kam thënë publikisht, që jam kundër pjesëmarrjes në një parti të re./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego