Rikonstruksionin i aksit rrugor Ura e Gajdarit deri në hyrje të qytetit të Sarandës u inspektua nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Aktualisht ka përfunduar edhe asfaltimi dhe është hapur qarkullimi i lirë për mjetet.
“Jemi këtu në rrugën hyrëse të Sarandës, një vepër kaq e rëndësishme që zgjidhi një problem shumë vjeçar për qytetin. Një vepër e financuar nga qeveria shqiptare, e cila tashmë është e hapur për lëvizjen e trafikut me të gjitha parametrat. Besoj brenda një muaji, siç edhe nga komunikimet e fundit që kam bashkë me Autoritetin Rrugor dhe me kompaninë zbatuese, kjo rrugë do të jetë plotësisht e përfunduar me sinjalistikën përkatëse dhe me të gjithë veprat që i përkasin”.
Projekti parashikon dhe ka vlerën financiare 280 milionë lekëve të reja. Punimet për këtë investim në infrastrukturën e qytetit bregdetar nisën në muajin Gusht të vitit të kaluar.
Tv Klan