Dëmtimet janë shndërruar në një problem të madh për klubet e futbollit. Mbetja jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë, ka bërë që skuadrat të humbasin jo vetëm në aspektin e cilësisë, por edhe financiar.

Premier League ka qenë ndër më të prekurit nga kjo situatë, diçka që e konfirmojnë edhe shifrat. Sezonin e  kaluar numri i dëmtimeve u rrit me rreth 4% nga mesatarja e përgjithshme, ose e thënë në shifrat, 4.123 dëmtime lojtarësh. Mesatarisht, një futbollist lëndohej gjatë një ndeshje në 5 ligat kryesore të kontinentit.

Anglezët e Manchester United ka qënë edhe klubi që ka pësuar më shumë lëndime në sezonin e shkuar. “Djajtë” llogarisin 75 dëmtime, të cilat i kushtuan arkave të klubit rreth 40 milionë Euro paga.

Shifër e paguar gjatë periudhës që futbollistët ishin në fazë rikuperimi. Edhe Chelsea ka humbur shumë financiarisht nga lëndimet e lojtarëve. Mesatarisht, “blutë e londrës” shpenzuan 550 mijë Euro për dëmtim. Rreth 650 milionë Euro është shuma e shpenzuar për pagat në 5 kampionatet kryesore të Europës për futbollistë të dëmtuar.

Një rekord që kur nisi edhe përpilimi i këtyre të dhënave në sezonin 2020-2021. Rritjen më të lartë në këtë aspekt e pësoi La Liga spanjolle me 32%, teksa rënie shënoi Premier League, me 3% më pak se sezonet e shkuara.

Klan News