Bitcoin arriti një rekord të ri këtë të Hënë, 106 mijë dollarë duke shtuar në 50% vlerën e saj që kur Donald Trump u zgjodh president për së dyti më 5 Nëntor.

Rritjen rekord të vlerës e shkaktoi pikërisht deklarata që presidenti i zgjedhur bëri të Enjten, kur tha se ekipi i tij po shqyrton mënyrat për krijimin e një rezerve kombëtare të monedhave virtuale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës.

Mes investuesve në kriptomonedha është krijuar besimi se deri në fund të këtij viti, të gjitha mundësitë janë që vlera e Bitcoinit të arrijë në 120 mijë dollarë, ndërsa deri në mesin e vitit tjetër 150 mijë.

Në përmbushje të premtimit të tij, Trump ka hedhur disa hapa që shtojnë besimin tek njerëzit për të investuar në monedha virtuale, duke emëruar edhe një person përgjegjës për kriptomonedhat dhe inteligjencën artificiale, si sipërmarrësi David Sacks. 

Tv Klan