Policia spanjolle ka sekuestruar 13 ton drogë në portin jugor të Algeciras. Lënda narkotike ishte fshehur në disa ngarkesa me banane në një kontejner që vinte nga Ekuadori dhe do të shpërndahej në Europë.

“Dihet tashmë se 13 ton kokainë nuk ishin të destinuara vetëm për tregun spanjoll. Ky vend nuk mund të përballojë një sasi kaq të madhe droge. Kjo drogë synohej të shpërndahej në të gjithë Evropën.”

Sinjali u dha nga Ekuadori. Më pas policia spanjolle u vu në gatishmëri të lartë pasi një ngarkesë e dyshimtë pritej të zbarkonte aty. Ekuadori njihet si eksportuesi më i madh i bananeve në botë.

Kjo sasi e droge thyen rekordin e mëparshëm në Spanjë kur u gjetën 9.4 ton kokainë në vitin 2023, gjithashtu në Algeciras, porti i katërt më i madh i kontejnerëve në Evropë.

Klan News