Kapiteni Ardian Ismajli mendon se barazimi me Çekinë ishte rezultati më i drejtë për këtë ndeshje. Ai theksoi se në pjesën e dytë kuqezinjtë ishin më dominues.

“Në pjesën e dytë ishim ne më dominues, por fati deshi që ndeshja të mbarojë pa gola zero me zero. Ishte me pjesë, në pjesën e parë ata kishin më shumë raste, kur pjesën e dytë ne e kërkuam më shumë, lozëm më shumë me topin dhe kur e sheh realisht ndeshja ishte për barazim”, tha Ismajli./tvklan.al