Partia demokratike nuk merr pjesë në komitetin e kthimit dhe kompensimit të pronave nëse kryetari zgjidhet nga qeveria dhe jo nga presidenti. Sipas sekretarit të përgjithshëm në partinë demokratike Ridvan Bode, nëse komiteti kryesohet nga qeveria, nuk ka më siguri për transparencë dhe drejtësi. Ndër të tjera Bode e cilëson të panegociueshme nenin 8 pikën 4 për ‘pronat publike” që t’i mbeten shtetit.

Ridvan Bode: “Nuk do të marri në asnjë rast pjesë në një komision apo në një strukturë qeveritare, pasi roli dhe misioni i opozitës nuk është që të ndajë ekzekutim, pushtet ekzekutiv me shumicën parlamentare. Nga ana e partisë demokratike është bërë më se e qartë se qëndrimi ynë do të jetë kategorik për të legjitimuar grabitjen e pasurisë shtetërore të zhvilluar deri më sot përmes praktikave korruptive qeveritare.”

Gjithashtu demkoratët kërkojnë që të transferohet kontrata e pagesës së qirasë nga shteti tek ish-pronari.

Ridvan Bode: “Në rastet kur ekziston ish-pronar në këto troje, të transferohet kontrata sipas kodit civil ndërmjet ish-pronarit dhe disponueshmit aktual të kontratës së qirasë apo të amifteozës deri në përfundimin e afateve të këtyre kontratave që janë parashikuar në marrëveshjet respektive.” /tvklan.al