Lajme Arkiva 2003

Rikthehet në skenë projekti i furnizimit me ujë të pijshëm të rajonit të Puglias nga Syri i Kaltër. Një vit më parë nga përfaqësues të rajonit të Puglias u hodh ideja e realizimit të një projekti që parashikonte ndërtimin e një tubacioni nënujor që do të furnizonte rajonin jugor të Italisë me ujë të pijshëm nga Syri i Kaltër.

Në këmbim të realizimit të këtij projekti qeveria italiane premtoi përmirësimin e kushteve për zhvillimin e kushteve të zonës bregdetare të detit të Jonit. Ky projekt u diskutua edhe gjatë vizitës që kryeministri italian Berlusconi bëri disa muaj më parë në vendin tonë, më pas nuk u diskutua më për të.

Ambasadori italian në Tiranë, Attilio Massimo Innucci gjatë një konference për shtyp kur ka lajmëruar për një vizitë dy ditore që do të zhvillojë presidenti i rajonit të Puglias Raffaele Fitto në vendin tonë ka pohuar se do të flitet edhe për projektin  e syrit të kaltër.

Raffaele Fitto: “Gjatë javëve të fundit unë kam vënë re një vëmendje të re në Itali. Mendoj se po bëhet diçka konkrete edhe në këtë drejtim, por i takon presidenti fito që të japë hollësitë e këtij operacioni”.

Ideja e një ujësjellësi nënujor nga Syri i Kaltër në Puglia solli në atë kohë mjaft debate nga ana e specialistëve të cilët deklaruan se realizimi i një projekti i tillë do të dëmtonte këtë bukuri natyrore./tvklan.al