Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me një sasi të madhe kokaine në zonën e Leçes.

Siç raportojnë mediat, ai u ndalua të martën në mbrëmje. Shqiptari po ecte me shpejtësi në një autostradë.

Pas kontrollit në makinë, policia i gjeti 17 kilogramë kokainë, e ndarë në 15 pako. Pas këtij zbulimi ai u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në qeli./tvklan.al